Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mori trofeun e “Video of the Year” në MTV VMA 2014, tani e shet në Ebay

August 31
13:57 2016

Në vitin 2014, Miley Cyrus tërhoqi vëmendjen e të gjithëve në VMA kur fitoi çmimin “Video of the Year” me videon e “Wrecking Ball”. Ajo që dha Miley-t vëmendje nuk ishte thjesht fitorja e çmimit më të rëndësishëm të vitit, por edhe personi që “tërhoqi” trofeun.

Cyrus vendosi që në skenë të ngjitej Jesse Helt, një i ri i pastrehë, i cili mbajti një fjalim prekës dedikuar të gjithë të pastrehëve dhe qendrës për këtë kategori, “My Friend’s Place”.

Emri i Jesse ishte gdhendur madje poshtë emrit të Miley-t në trofe duke i dhënë akoma më  shumë vlerë.

Mesa duket, Helt nuk ka nevojë më për “astronautin” e MTV-së, pasi ai po e shet atë në Ebay për 10,000$, shifër kjo që shkon në 15,000$ nëse zgjidhni opsionin “Buy Right Now/Bli Tani”.

Burime pranë të riut kanë thënë për TMZ se ai ka një apartament në Los Angeles dhe pret të bëhet baba. Kjo është edhe arsyeja se pse Jesse kërkon ta shesë trofeun e “Video of the Year”.

Ndërkohë, po vrasim mendjen se ç’mendon Miley për këtë./Blitz.al/

Komento
Shperndaje