Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mori 130.000$ për heshtjen ndaj Donald Trump, pornostarja ndërron mendje dhe kërkon të rrëfehet

Mori 130.000$ për heshtjen ndaj Donald Trump, pornostarja ndërron mendje dhe kërkon të rrëfehet
March 13
16:14 2018

Ylli i filmave për të rritur Stormy Daniels është e gatshme të kthejë mbrapsht 130.000 dollarë që i kishin paguar për heshtjen e saj, dhe të flasë lirshëm për presidentin e SHBA-ve Donald Trump. Aktorja emri i së cilës është Stephanie Clifford  ka bërë ofertën e saj me anë të një letre avokatit Michael Cohen i cili ka bërë marrveshjën me të pak para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016.

Letra e cila u raportua për herë të parë nga “New York Time” thonë se lekët mund të lidhen me një llogari të caktuar nga Trump nga e premtja. Në këtë mënyrë Clifford do të lejohet të flasë hapur dhe lirshëm për marrdhënien e saj me Trump, të tregoj mesazhet fotot, videot që ajo disponon dhe mos të ketë frikë nga ndëshkimet ligjore- thuhet në letër.

Avokati i Clifford Michael Avenatti tha për NBC News se zonja Clifford  duhet të lejohet të tregojë të vërtetën dhe populli amerikan të gjykojë vet.

Clifford është shprehur se ka kryer mardhënie initme me Trump dhe ka nënshkruar një marrveshje disa kohë më vonë që ajo mos të flasë. Megjithatë ajo pretendon se pakti është i pavlefshëm sepse Trump kurrë nuk ka firmosur diçka. Gjithashtu Shtëpia e Bardhë ka hedhur poshtë akuzat se presidenti ka patur një lidhje me Clifford dhe nuk kanë pranuar as të komentojnë letrën e saj.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje