Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Morena Taraku, fjalë prekëse dedikuar nënës: Sot lulja është dhurata më e mirë që mund t’ia bëj dikujt, sepse ajo mban emrin tënd!

Morena Taraku, fjalë prekëse dedikuar nënës: Sot lulja është dhurata më e mirë që mund t’ia bëj dikujt, sepse ajo mban emrin tënd!
January 11
16:06 2017

Morena Taraku është një nga femrat më të bukura të showbiz-it shqiptar e që njihet për format e saj fizike. Ish-miss-in e kemi parë si modele apo  si këngëtare dhe si një vajzë e përkushtuar që kalon shumë kohë me familjen e saj.

Ajo poston shpesh në rrjete sociale foto me babain e saj. Bukuroshja kosovare pak kohë më parë  i ka dedikuar një këngë nënës së saj, e cila është ndarë nga jeta para disa vitesh. Morena ka postuar në Instastory disa rreshta me fjalë të përzemërta e shumë prekëse, pjesë e tekstit të këngës  “Lule” që ajo publikoi vitin e kaluar.

“Nuk munda kurrë të të dhuroj lule dhe të të them sa shumë të dua sepse isha aq e vogël… sot të dhurova një zemër me lule, nuk e shpreh gjithë dashurinë time për ty, por simbolizon brendësinë e zemrës sime.

Sot lulja është dhurata më e mirë që mund t’ia bëj dikujt sepse ajo mban emrin tënd. Askush nuk ma kupton  lotin dhe buzëqeshjen me shumë se ti. Do të doja të të përqafoja aq fort sa të të them sa e vështirë është jeta pa ty mami”,- shkruan Morena.

“Edhe sot vlejnë të njëjtat fjalë për ty mami”.

morena1

/Blitz.al/

Share