Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Momenti më emocionues i jetës”, Lady Gaga shpërthen në lot!

“Momenti më emocionues i jetës”, Lady Gaga shpërthen në lot!
February 06
08:53 2017

Lady Gaga ka performuar disa nga këngët e saj më të pëlqyera në pushimin e ndeshjes, ndërkohë që ka bërë çudira me mënyrën se si ka kënduar, kërcyer dhe bërë akrobaci në të njëjtin kohë. Gaga ka marrë pëlqimin e të gjithë publikut ndërkohë që vetë këngëtarja ka shpërthyer në lot pasi ka mbaruar të gjithë performancën. Sigurisht kjo ka qenë një ndër performancat e saj më të rëndësishme në jetë dhe ajo ia doli më së miri.

Koreografia e shoqëruar me këngët e saj ka zgjatur rreth 13 minuta dhe në mes të këngës ka marrë një moment për të falënderuar prindërit e saj.

Audienca në momentin që ka kënduar Gaga ka qenë rreth 100 milionë ndjekës, ndaj është dhe piku maksimal që një artist mund të arrijë në shikueshmëri dhe këngëtarja nuk zhgënjeu! /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje