Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Momenti “Marilyn Monroe” i Kate Middelton

April 11
15:04 2016

...

...
Picture 1 of 6

Kate Middelton dhe Princi William kanë marrë pjesë në një memorial, ku kanë nderuar të vdekurit e luftës në Indi, gjatë turneut mbretëror. Çifti ka  vendosur një kurorë në varrin e ushtarit të panjohur në Delhi. Te kurora kishin shkruar: ”Kurrë mos të harrohen ata që kanë sakrifikuar për Indinë”!

Por Kate ka pasur disa momente shumë të sikletshme. Dukesha është munduar të mbante fustanin e saj, i cili valëvitej nga era. Ishte një moment që të kujtonte imazhin e Marilyn Monroe me fustanin e bardhë. Gjithsesi, Kate është munduar ta ketë situatën nën kontroll.

Para se çifti të largohej ka pozuar për fotografët dhe më pas është nisur për në Mumbai me një avion privat.

Komento
Etiketimet
Shperndaje