Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Momentet më të sikletshme në historinë e “Oscars”

Momentet më të sikletshme në historinë e “Oscars”
February 25
12:14 2017

Teksa jemi vetëm një ditë larg ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Oscar” për këtë vit, le t’u rikthehemi disa prej momenteve më të sikletshme që kanë ndodhur në historinë e ceremonive të ndarjeve të çmimeve ndër vite. Bëhet fjalë për incidente, ngatërresa apo shprehje të çuditshme të personazheve të ftuar, të cilët kanë bërë xhiron e rrjetit dhe me siguri do të mbahen mend gjatë.

  1. Fjalimi më shumë se emocionues i Gwyneth Paltrow në vitin 1999 (aq sa përsëriti disa herë emrat e të gjithë familjarëve).

2. Angelina Jolie dhe vëllai i saj që u treguan më shumë sa të afërt në vitin 2000, madje kur mori çmimin Angelina deklaroi se kishte rënë në dashuri me vëllain e saj. Duhet ta ketë pasur nga emocionet…

3. John Travolta,  emrin e Idina Menzel e bëri Adele Dazeem…

4. John Travolta sërish duke bërë disa gjeste shumë të çuditshme me Scarlett Johansson, e cila dukej shumë e bezdisur…

5. Rrëzimi i Jennifer Lawrence në 2013-n.

6. Dhe sërish në 2014-n…

7. Çfarë thanë Anne Hathaway dhe James Franco në prezantimin që i bënë ceremonisë në 2011-n se askush nuk i kuptoi?

 

8. Bjork dhe veza e saj në 2001-shin

9. Brad Pitt, Angelina Jolie dhe Jennifer Aniston qëndruan në të njëjtin vend në 2009-n. Mirë që nuk plasi lufta!

10. Njeriu që i ngjante Jezu Krishtit pasi Patricia Arquette fliste në 2015-n.

/Blitz.al/ 

Komento
Shperndaje