Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Moderatorja e Top Medias uron bashkëshortin për ditëlindje: “Të rëntë dhëmbi i fundit në pjatën e supës time!”

January 18
12:39 2018

Kush e ndjek në rrjetet sociale Jonida Aliçkollin, moderatoren e Top Medias, me siguri e ka vënë re se postimet e saj i shoqëron gjithnjë me pak humor.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe ditën e sotme, kur bashkëshorti i saj Andi feston ditëlindjen. Jonida i ka bërë atij një dedikim plot dashuri… e sigurisht edhe me nota humori.

Moderatorja ka publikuar një foto mjaft të veçantë me Andin, e përbri saj shkruan:

“Nuk e di a ta them mjaftueshëm sa shumë TË DUA… çdo ditë e më shumë… E nëse ka një ditë të vitit që e dua me shpirt, është pikërisht kjo… Gëzuar ditëlindjen zemër! Të rëntë dhëmbi i fundit si 100 e ca vjeçar në pjatën e supës time”.

Jonida dhe Andi janë prindër të vogëlushes 3-vjeçare Mia dhe në pritje të fëmijës së dytë. Epo, nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë Andit edhe 100 vite, si dhe çiftit shumë lumturi! /Blitz.al/

Shperndaje