Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Moderatorja e njohur e ekranit do të kandidojë për presidente

March 01
17:43 2017

Ajo është një prej moderatoreve më të njohura e më të pëlqyera jo vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe në vende të tjera ku transmetohet emisioni i saj “The Oprah Winfrey Show”.

Ashtu si shumica e personazheve të njohura të ekranit, edhe Oprah është një kundërshtare e fortë e presidentit Trump dhe politikave të tij. Ndryshe nga të tjerët, duket se moderatorja e njohur do të marrë përsipër veprimtari konkrete kundër presidentit.

Çfarë do të bëjë Oprah? Do të kandidojë kundër Trump-it në 2020-n!

Në një intervistë për “The David Rubenstein Show”, Winfrey është “ngacmuar” nga Rubenstain lidhur me deklaratat e saj rreth kandidimit për presidente dhe filantropistja pranoi pa problem duke thënë: “Hmmm po! Do të kandidoj!”.

Të fillojmë të postojmë foto pro Oprah-s nën hashtag-un #Oprah2020? /Blitz.al/

Komento
Shperndaje