Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Moderatori shqiptar bëhet baba për herë të parë…

Moderatori shqiptar bëhet baba për herë të parë…
November 10
19:23 2016

Aktori dhe moderatori i njohur shqiptar, Alban Musa, do të bëhet baba. Ka qenë vetë ai që e ka bërë publik lajmin në rrjetet sociale.

Moderatori i programit “Në shtëpinë tonë” ka postuar një foto në profilin e tij në Facebook, ku shprehet se ndihet shumë i lumtur që do të bëhet baba.

“Duke dëgjuar muzikën time të preferuar. Vajza vjen së shpejti në jetë”, – shkruan Musa në këtë foto. Ai dhe bashkëshortja e tij, Anisa, do të bëhen prindër për herë të parë.

Alban Musa dhe Anjeza Maja drejtojnë prej dy sezonesh emisionin e mëngjesit në Top Channel./Blitz.al

Komento
Shperndaje