Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Moderatori i “InTv” reagon pas mbylljes së televizionit: “Çdo gjë lë gjurmë…”

Moderatori i “InTv” reagon pas mbylljes së televizionit: “Çdo gjë lë gjurmë…”
October 13
08:54 2019

Siç mund ta keni lexuar vërdallë këto kohë, “InTv” nuk mundi ta niste dot sezonin e ri televiziv, si rezultat i disa problemeve me drejtuesit e rinj. Dhe lajmërimi për mbylljen e këtij televizioni solli shpërndarjen e të gjithë stafit. Në Blitz.al keni mundur të lexoni fillimisht lajmin që konfirmonte mbylljen dhe rrëfimin e një prej moderatoreve të këtij ekrani, që tregonte detaje në lidhje me atë që kishte ndodhur.

Megjithatë, disa prej figurave të njohura të In, si Fatma Methasani apo Ermal Peçi nuk kishin reaguar në lidhje me këtë zhvillim. Gjithsesi ky i fundit, ka vendosur që disa fjalë t’i thotë tani, e shkak për këtë janë bërë pyetjetet dhe interesimi nga ndjekësit e (ish)emisionit të tij, “Trokit”. Me anë të një postimi në Instagram moderatori shkuan:

Në çdo moment kam dashur të ndaj me ju gjithçka! Nuk do dëshiroja që interesimit tuaj të vazhdueshëm ti përgjigjem me heshtje… s’do isha unë! INtv nuk mundi të niste sezonin e ri ndaj kjo është arsyeja përse ‘Trokit’ nuk erdhi në ekranin tuaj! Në çdo eksperiencë ruaj gjithmone kujtimet më të bukura siç këto vite në INtv ishin plot dashuri me programet që aq shumë investova ‘Eurobeat’, ‘Një kat më lart’ dhe ‘Trokit’. Keni qenë aq shumë pranë këtyre programeve duke u bërë shtysa ime për gjithçka ndamë. Çdo gjë lë gjurmë! Eksperienca e ketyre tre viteve ishte IN dhe shumë dashuri! Të tjera na presin!”

 

View this post on Instagram

 

Në çdo moment kam dashur të ndaj me ju gjithçka! Nuk do dëshiroja që interesimit tuaj të vazhdueshëm ti përgjigjem me heshtje… s’do isha unë! INtv nuk mundi të niste sezonin e ri ndaj kjo është arsyeja përse ‘Trokit’ nuk erdhi në ekranin tuaj! Në çdo eksperiencë ruaj gjithmone kujtimet më të bukura siç këto vite në INtv ishin plot dashuri me programet që aq shumë investova ‘Eurobeat’, ‘Një kat më lart’ dhe ‘Trokit’. Keni qenë aq shumë pranë këtyre programeve duke u bërë shtysa ime për gjithçka ndamë. Çdo gjë lë gjurmë! Eksperienca e ketyre tre viteve ishte IN dhe shumë dashuri! Të tjera na presin! Deri në ndalesën e re profesionale, ju ftoj të kërcejmë të hënave ne #Dancewithme #mood

A post shared by Ermal Peçi ️ (@ermal.peci) on

Pra, për Ermalin eksperienca në In ka qenë fantastike dhe duket se nuk është zhgënjyer shumë që kjo aventurë ka përfunduar, pra ka vendosur të shohë anën pozitive.

Gjithsesi ai thotë se për momentin do të përqëndrohet te gara e “Dance With Me”, ku është dhe konkurent këtë vit dhe më pas do të zbulojë planet e së ardhmes. /Blitz.al/

Share