Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Moderatori Adi Krasta rikthehet në ekranin e televizorit pas një mungese të gjatë?

Moderatori Adi Krasta rikthehet në ekranin e televizorit pas një mungese të gjatë?
October 05
12:32 2016

Adi Krasta, që prej mbylljes së televizionit Agon Channel, nuk është shfaqur më në ekranin e televizionit shqiptar, edhe pse duhet thënë se ka një publik mjaft të gjerë që e ndjek dhe e pëlqen.

Kohët e fundit kanë qarkulluar zëra se Adi Krasta do të rikthehet në një televizion, përkatësisht në “Ora News”.

Ka qenë revista “Bordo” që e ka dhënë këtë lajm se moderatori tanimë e ka firmosur një kontratë për një emision të tijin në këtë televizion.

Nëse formati i dikurshëm i emisionit të Adi Krastës do të jetë i njëjti apo jo, kjo nuk dihet ende por ajo që mund të themi me siguri është se ai do të pritet mirë nga ajo pjesë e  publikut që i ka qëndruar gjithë kohës pranë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje