Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Moderatores shqiptare i thyhet taka e këpucës gjatë transmetimit direkt

Moderatores shqiptare i thyhet taka e këpucës gjatë transmetimit direkt
November 27
16:34 2018

Ndodhin edhe të papritura, sidomos gjatë transmetimeve direkte.

Në puntatën e ditës së hënë, gjatë prezantimit të emisionit “Ftesë në 5”, moderatores Bieta Sulos i është këputur taka e këpucës. Sikurse pritej nga natyra që e karakterizon, këtë situatë të sikletshme ajo e ka kaluar me shumë sportivitet dhe të qeshura.

Në një postim në profilin e saj në Instagram Bieta ka zbuluar se gjatë gjithë kësaj kohe në transmetim frika e saj më e madhe ka qenë se mos  rrëshqiste, por siç thotë ajo vetë, të ndodh nga se pret.

“I theu këmbët shejtani. Po ju rrëfej që gjatë gjithë kësaj kohe e vetmja gjë nga e cila jam ruajtur ka qenë ndonjë rrëshkitje spektakolare, por siç dihet, të ndodh nga se pret…taka, që këputet.”- shkroi Bieta në Instagram duke ia bashkangjitur videos nga momenti i sikletshëm.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje