Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Modelja shqiptare tërheq vëmendjen e Belen Rodriguez, por ky veprim i saj tregon akoma edhe më shumë

Modelja shqiptare tërheq vëmendjen e Belen Rodriguez, por ky veprim i saj tregon akoma edhe më shumë
July 24
20:53 2017

Dorina Gegiçi është prej modeleve më seksi dhe të komentuara shqiptare. Ajo ka një numër të madh ndjekësish edhe në rrjetet sociale. Bukuria e saj vështirë se mund të kalohet pa u komentuar dhe komplimentuar. Së fundmi një foto e saj është publikuar në një prej faqeve më të ndjekura të modës në rrjete sociale,“Chique le Frique”.

Bëhet fjalë për një foto të thjeshtë të zakonshme të modeles, por që si gjithnjë Dorina shkëlqen. Mes 18 mijë pëlqimeve nuk mund të mos vihej re emri i Belen Rodriguez, showirl-it nga Argjentina, që mbahet si një nga vajzat më të bukura dhe seksi të Italisë. Duket se Dorina ka tërhequr vëmendjen e bukuroshes dhe të pëlqehesh nga një super yll si Belen që gjithë vajzat e botës e adhurojnë, nuk është pak. Me siguri Dorina duhet të jetë lumturuar shumë, sepse në fund të fundit një “like” tregon shumë./Blitz.al/

Shperndaje