Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Modelja shqiptare e pranon: Puna në televizion ishte e frikshme. Kam bërë gafa të mëdha

March 18
19:53 2018

Këtë të shtunë e ftuara e Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut në studion e emisionit “Thumb”  ka qenë modelja e njohur shqiptare Xhesika Berberi. Dy moderatoret i kanë kujtuar Xhesikës kohën kur ajo ka qenë pjesë e televizionit “Agon Channel” si  prezantuese. Duke qenë se aktualisht shumë modele janë kthyer në prezantuese, dy moderatoret e kanë pyetur Xhesikën nëse ka në plan të përfshihet me ndonjë projekt në televizion.

Përgjigja e Xhesikës ka qenë e thjeshtë: “Kurrë mos thuaj kurrë”,- edhe pse i kishte disa rezerva për veten.

“E bukur por e frikshme eksperienca në televizion. Nuk e di nëse do e shoh veten si prezantuese ama si këngëtare është e sigurt që kurrë. Nuk isha mësuar me atë punë që të merresha me të ftuarit, të bëja pyetjet. Bëja gafa gjithmonë dhe për t’i rregulluar i fusja një të qeshur nga mbrapa dhe rregullohej gjithë situata. “,-ka treguar me humor Xhesika duke e pranuar publikisht se kjo nuk është gjëja më e mirë që mund të bëjë./Blitz.al/

Komento
Shperndaje