Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Modelja shqiptare dhe partneri i saj ndërrojnë jetë pas një aksidenti me motor

Modelja shqiptare dhe partneri i saj ndërrojnë jetë pas një aksidenti me motor
October 15
16:34 2019

Një aksident i frikshëm nga ndodhur mbrëmjen e djeshme në Itali ku për pasojë kanë humbur jetëb dy persona.

Modelja shqiptare Stella Vasilika Kerxhalli dhe partneri i saj, Christian Milo,  kanë ndërruar jetë mbrëmjen e së dielës në Romë.

Ata po udhëtonin me motorin e tyre dhe Christian Milo ka humbur kontrollin duke u përplasur me një makinë tip “Benz”. Përplasja ka qenë fatale.

Modelja shqiptare 31 vjeç ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra ndërsa fotografi i njohur 30 vjeç gjeti vdekjen e menjëhershme.

Mediat italiane shkruajnë se çifti i lidhur prej 7 vitesh, sapo kishin blerë një shtëpi të re dhe po planifikonin të martoheshin./Blitz.al/

Share