Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Modelja ruse ankohet se terrori në Nice i prishi pushimet në jaht: “Nuk pamë as fishekzjarrët!”

July 16
12:27 2016

...

Ndërkohë që e gjithë bota sensibilizohet në rrjete sociale lidhur me trazirat që janë duke ndodhur kudo në botë, sidomos për rastin e aktit terrorist në Nice, ish-e dashura e një miliarderi anglez, Christina Sysoeva, është ankuar në rrjetet sociale se sulmi në Nice i ka prishur pushimet me jaht në Francë. Ajo gjithashtu ka rrëfyer se ka mbetur e zhgënjyer që nuk mundi të shijonte fishekzjarrët e festës që po mbahej në Nice dhe e gjithë kjo për faj të kaosit që ndodhi kur kamioni hyri në turmën e njerëzve.

Ajo gjithashtu postoi në rrjete sociale foto nga jahti duke thënë se është mirë; nuk ishte mes 84 njerëzit që vdiqën si pasojë e sulmit.

“Unë jam mirë, por sa keq që spektakli i fishekzjarrëve u anulua!” – ka shkruar modelja ruse.

Gjithashtu ajo ka shkruar se ka qenë duke u argëtuar në jaht ndërkohë që dikush ka lajmëruar se diçka e tipit “akt terrorist” po  ndodhte shumë pranë tyre. “Edhe koha ishte e keqe në fakt, por ne pritëm fishekzjarrët, prej trazirave as ato nuk ndodhën…”, – ka thënë sërish Sysoeva.

Mes të tjerash ajo ka shtuar se nuk ka mundur të dalë në rrugë pasi ka shumë bizhuteri prej diamanti dhe i duhen të paktën dy roje personale vetëm për to.

Komento
Shperndaje