Blitz

 Breaking News

Modelja pranon lidhjen me Robert Berishën: “Nuk fshihem më, nuk kam shkatërruar familje”

Modelja pranon lidhjen me Robert Berishën: “Nuk fshihem më, nuk kam shkatërruar familje”
February 26
10:10 2020

Pas ndarjes së bujshme të Robert Berishës nga Nora Istrefi, në media u përhap lajmi se Roberti kishte nisur një lidhje të re.

Gjithçka nisi për shkak të disa fotove, ku këngëtari ishte fotografuar në një resort luksoz në Turqi me një vajzë, identiteti i së cilës u zbulua më vonë.

Këngëtari i mohoi kategorikisht lajmet asokohe dhe deklaroi se me vajzën në fjalë e lidhnin vetëm projektet.

“Vajza në foto, Jessica Kadiu, është 21 vjeçe dhe shoqe e grupit. Ka ardhur për të marrë pjesë në projektet tona. Nëse unë pi kafe me ndonjë kolege, ose dikë të familjes, me tezen, nuk do të thotë se jam i lidhur me tezen.”,- rrëfeu Roberti muaj më parë.

Por duket se Jessica ka vendosur të hedh poshtë të gjitha dyshimet dhe jo vetëm të konfirmojë se ka qenë në një lidhej me Robertin por edhe se aktualisht nuk janë më bashkë. Në një postim në rrjete sociale ajo shkruante se nuk mund ta mabnte më këtë gjë të fshehtë.

“Po, është e vërtetë që kam qenë në një marrëdhënie me Robert Berishën, nuk e kuptoj pse gjërat duhet të fshihen a thua se po bënim ndonjë krim. Personalisht mendoj se ka një ndryshim të madh mes të mbajturit gjërat private dhe të mbajturit sekret. Jam dakord që marrëdhëniet të mbahen private, por s’mund të jem me dikë që po më mban sekret. Njerëzit do të gjykojnë gjithmonë dhe do ta gjejnë dikë për ta fajësuar. Nuk mund ta ndalosh. Figurat publike kanë nevojë për dashuri gjithashtu, edhe ata bëjnë gabime si gjithë të tjerët. Një jetë kemi. E nesërmja nuk dihet, ndaj s’mund të jetoj një gënjeshtër. Ndoshta e kam gabim, por s’më intereson. Të gjithë mësojmë nga gabimet tona. Unë jam ajo që jam dhe s’kam asgjë për të fshehur. Robert, faleminderit për të gjithë dashurinë që më ke dhënë këtë vit dhe do të doja që gjërat të ishin ndryshe për ne. kjo mënyrë jetese shkatërron kaq shumë gjëra. Shpresoj që një ditë gjërat të ndryshojnë dhe të jemi sërish bashkë. Të dua sot e përgjithmonë.”

 

Pasuar nga një tjetë foto ku tregon se mbeten miq.

 

Pas kësaj deklarate, Jessica ka sqaruar se nuk hyri në mes të Robertit dhe Norës, gjithçka ka ndodhur pas ndarjes së tyre.

“Desha të sqaroj edhe diçka para se të ketë më shumë hapësirë për gjykim: unë NUK shkatërrova një familje. Unë NUK shkatërrova një martesë. Lidhja ime me Robertin ka filluar shumë më vonë pasi ata i dhanë fund martesës së tyre. Un jam rritur nga një familje e bukur që kanë moral dhe respekt, ku më kanë mësuar të dalloj të mirën nga e keqja. Kështu që para se të gjithë ju të filloni të gjykoni, kujtoni që ndoshta kjo është një situatë që jo të gjithë ju mund ta kuptoni dhe nuk ka asgjë të keqe, por po kërkoj nga ju të gjithë të mendoni para se të flisni dhe të bëni akuza të pavërteta”, shkruan modelja.

Share