Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Modelja: “Po! Unë i ‘vdes’ urie fëmijët e mi”

Modelja: “Po! Unë i ‘vdes’ urie fëmijët e mi”
July 11
18:00 2016

Të komentosh në një foto të Kristin Cavallari nuk është gjëja më e mirë që mund të bësh.

Modelja ka shpërndarë një foto në Instagram të dy fëmijëve të saj buzë detit, foto që nuk është pritur mirë nga ndjekësit e saj.

Kjo pasi fëmijët që shfaqen në foto janë aq të dobët saqë duket sikur vuajnë urie. Këtë gjë, komentues të ndryshëm nuk kanë ngurruar ta shkruajnë poshtë fotos.

“E dimë që ti ke një stil jetese shumë strikte dhe një dietë të vështirë, por ata fëmijë janë tepër të varfër me lëndë ushqyese”, – shkruan njëri nga komentuesit. Ndërkohë, një tjetër komentues thotë: “Duke vështruar fotot e djemve dhe se si u duken kockat, mendoj se kjo nuk është diçka e mirë për t’u parë. Më vjen keq!”.

Kaq ka mjaftuar që modelja të kthejë një përgjigje mjaft sarkastike.

“Po,  fëmijët e mi vuajnë urie”, – përgjigjet modelja në seksionin e komenteve. “Dhe tani sapo bëra “block” numrin më të madh të njerëzve që kam bërë ndonjëherë”.

Cavallari është reklamuar që në fillimet e saj si një vegjetariane, e cila synon të rrisë numrin e personave që heqin dorë nga ushqimet me bazë shtazore.

 

Even though we’re not in the states, were still celebrating 🎉 hope everyone has a fun and safe 4th! #MyGuys

A photo posted by Kristin Cavallari (@kristincavallari) on

Komento
Shperndaje