Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Modelja me përmasa të mëdha fiton konkursin e bukurisë në Itali

September 17
18:34 2016

...

Paola Torrente është quajtur “kryevepër e natyrës”. Modelja me masë 14 u bë ylli i konkursit “Miss Italia 2016” në Angri, Salerno.

Shumë ndjekës e kanë komplimentuar, por edhe janë irrituar. Nëna e miss-it që doli në vend të tretë ka thënë se modelet me masë 14 duhet të marrin pjesë në “plus size Miss Italia”.

Megjithatë, juria ka thënë se “Miss Italia” shtyn kufijtë e asaj që njihet si ideja tradicionale e bukurisë.

Organizatorja e konkursit ka thënë: “Boll me stereotipe! Ne duam që modelet të jenë më të mirat”.

Ajo shtoi se popullariteti i grave ishte një iniciativë sociale për të luftuar anoreksinë. Sipas saj, kjo luftë duhet të ketë mbështetjen e industrisë së modës. Paola është quajtur kryevepër e natyrës, e cila përfaqëson femrën e vërtetë italiane./Blitz.al/

Komento
Shperndaje