Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Modelja e njohur tregon se ç’do të thotë të rrisësh një fëmijë me sindromën Down

Modelja e njohur tregon se ç’do të thotë të rrisësh një fëmijë me sindromën Down
October 20
11:20 2016

Modelja Amanda Booth ka vendosur ta tregojë hapur eksperiencën e saj duke rritur një fëmijë me sindromën Down. Ajo ka rrëfyer në rrjete sociale të gjithë rrugëtimin me shpresën se do të sensibilizojë në zhdukjen e stereotipave.

“Kur Micah lindi kisha shumë komplikime dhe dyshime, por pikërisht në këto momente kam gjetur forcën më të madhe, im bir ma mësoi këtë. Ende nuk di shumë për sindromën Down, por mund të them se di shumë për Micah-n dhe sjelljet e tij. Nuk mendova dy herë për të ndarë foto me të në rrjetet sociale dhe nuk kisha frikë nga reagimet e njerëzve”, – ka thënë Booth.

Më pas, pasi është emocionuar edhe më tepër nga rrëfimi, modelja ka vazhduar: “Unë mendoj se mund të rris një fëmijë të mirë. Një fëmijë që do të ecë në këtë botë me zemrën plot dhe do t’u qeshë të gjithë të panjohurve për t’u zbukuruar ditën dhe për t’u dhënë kurajë edhe atyre që nuk do ta kuptojnë. Micah është ndryshe, sigurisht, por jo në mënyrën që mendojnë të gjithë. Ai ka energji pozitive që mund të ndihet në ajër. Ka aq shumë errësirë në këtë botë, ndaj duhen njerëz si ai, për të na kujtuar se ç’do të thotë mirësi”, – ka thënë modelja.

Ajo gjithashtu ka shprehur nevojën e sensibilizimit të shoqërisë për të mos i parë këta fëmijë si të ndryshëm, por si të veçantë sepse vetëm kështu ata do të mund të ndihen të pranuar./Blitz.al/

a

b

c

Komento
Shperndaje