Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Modelja e njohur shqiptare tregon për aksidentin: Theva dorën në SHBA, u kompensova mjaft mirë

Modelja e njohur shqiptare tregon për aksidentin: Theva dorën në SHBA, u kompensova mjaft mirë
September 23
12:38 2018

Vildane Zeneli është një nga modelet shqiptare më të njohura, madje edhe jashtë vendit tonë e sidomos në SHBA. Dje e ftuar në “Xing me Ermalin” ndër të tjera ajo rrëfeu dhe arsyen pse për rreth dy vite ajo nuk e kishte vazhduar karrierën e saj.

Modelja  tregoi se si gjatë qëndrimit në një nga hotelet më të famshëm të New York ajo kishte pësuar një aksident. Pasi ishte larë në banjën e hotelit ajo ishte kthyer sërish aty pas gjysmë ore por banjoja nuk ishte fshirë e kështu ajo u rrëzua duke thyer dorën. Dëmtimi që pësoi nuk kaloi aspak lehtë sepse u detyrua të bënte 3 operacione brenda një viti dhe të vinte hekura në dorë. Për më tepër kjo gjë e bëri të mos punonte për dy vjet por gjithsesi ajo rrëfeu se kishte marrë një kompensim të majmë për aksidentin.

Kompensimi kishte ardhur pasi Vildanja e kishte hedhur në gjyq hotelin ku po qëndronte dhe në seancën gjyqësore kishte përdorur dhe fotot e dores se thyer e grafitë, të cilat I tregoi dhe në emision.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje