Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Modelja e njohur shqiptare sapo i tha të gjitha çfarë kishte për burrin e saj në këtë rrëfim

Modelja e njohur shqiptare sapo i tha të gjitha çfarë kishte për burrin e saj në këtë rrëfim
July 22
09:46 2017

Emina Cunmulaj prej javësh tashmë është duke bërë disa pushime me jahtin e saj dhe të bashkëshortit Sam Nazarian. Ajo ka udhëtuar në Maqedoni, Mal të Zi dhe së fundmi në ishujt grekë. Teksa kanë eksploruar disa nga brigjet më të bukura, sot ata festojnë edhe një ditë shumë të veçantë.

Sam, bashkëshorti i Eminës, feston ditëlindjen dhe ky është një çast ideal që kjo e fundit të shprehë disa fjalë zemre, siç bën zakonisht në postimet e saj në rrjete sociale. Teksa ka postuar një foto nga këto pushime, Emina shkruan: “Djali i ditëlindjes, dashuria ime. Sot unë festoj njeriun e pazakontë që ti je: i dashur, i kujdesshëm, zemërmirë, punëtor dhe një burrë shumë ambicioz. Vajza jonë, Ella Faria, dhe unë jemi me shumë fat që të kemi ty si themelin e familjes tonë. Gëzuar ditëlindjen zemër!” – ka përfunduar ajo dhe me siguri Sam është ndierë burri më me fat. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje