Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Modelja e njohur shqiptare merr propozim për martesë natën e Halloween-it

October 30
22:50 2016

tiiii

Mes shumë vajzave të famshme shqiptare në tregun ndërkombëtar të modelingut është edhe Tika Camaj. Tika është një ndër modelet më të njohura shqiptare, e cila e ka nisur karrierën duke pozuar për revistat më të njohura botërore dhe gjithashtu njihet si një nga modelet e Victoria’s Secret. Mesa duket, këtë Halloween bukuroshja shqiptare ka për ta mbajtur mend gjatë pasi një surprizë e madhe i ishte rezervuar. Engjëlli i Victoria’s prej kohësh është në një lidhje me David Silverman dhe duket se djaloshi ka vendosur të bëjë hapin e madh duke i propozuar modeles gjatë festës së Halloween-it. Lajmin e ka bërë publik vetë Tika në Instagram duke u shprehur se ndihet më e lumtur se kurrë.
“Dhe kur mendova se nuk mund të isha më e lumtur se kaq, shoku im më i mirë më propozon! Faleminderit për këtë natë epike! Jam vajza më me fat dhe kam të fejuarin më të nxehtë!”- shkruan modelja në Instagram.
Tika më herët ka qenë e martuar me një biznesmen të suksesshëm nga Mali i Zi që jeton në SHBA, por para disa vitesh ata i dhanë fund lidhjes së tyre duke mos zbuluar arsyet. I fejuari i ri i Tikës, David Silverman, është një kampion në Taekwondo dhe ata janë bashkë prej muajsh./Blitz.al/

Komento
Shperndaje