Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Modelja e njohur shqiptare dhe Kim Kardashian bëjnë “xing” me veshjen e Halloween-it!

October 29
15:00 2017

Siç e dimë të gjithë, tashmë jemi në periudhën e Halloween-it dhe kudo ku do të shkoni nuk të gjeni gjë tjetër veçse ambjente e dekore “të frikshëm” për t’ju përshtatur kështu festës.

Këtë fundjavë, në SHBA kanë nisur festimet, ku si gjithmonë nuk kanë munguar as veshjet e vipave të ndryshëm.

Një nga personazhet që s;mund të mungojë në këtë festë është Kim Kardashian, e cila këtë herë ka zgjedhur të vishet si këngëtarja e njohur Cher. Ajo ka shpërndarë në rrjetet sociale foto ku shihet e veshur me një veshje ngjyrë të verdhë e me xixa, ndërkohë që Cher-in e kemi parë edhe të “imituar” nga bukuroshja shqiptare Emina Cunmulaj.

Ndryshe nga Kim, Emina jonë ka zgjedhur një fustan ngjyrë të bardhë dhe padyshim, mund të themi se ia ka dalë të sjellë një “Cher” mjaft të ngjashme me realen.

Se kush e ka sjellë më mirë nga të dyja, po jua lëmë ta zgjidhni ju, por sidoqoftë edhe Kim, edhe Emina kanë bërë një punë mjaft të mirë në këtë drejtim. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje