Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Modelja e njohur, për herë të parë në “Victoria’s Secret Show”

Modelja e njohur, për herë të parë në “Victoria’s Secret Show”
November 29
15:15 2016

Edhe pse është një nga emrat më në zë të momentit për sa i përket fushës së modelingut, Bella Hadid  nuk ka parakaluar kurrë më parë në pasarelën e “Victoria’s Secret Show”.

Teksa përgatitet për sfilatën e parë në “VS show”, Bella ka postuar në rrjetet sociale mjaft foto ku shfaqet shumë seksi dhe në formë për eventin. Fillimisht ajo ka postuar në Instagram një foto ku shfaqet me të brendshme e shkruan: “Mirëmëngjesi! E emocionuar në Paris!”.

Bella po punon bashkë me të motrën, Gigin, si dhe me Kendall Jenner lidhur me eventin, në të cilin do të shfaqen edhe yje si Alessandra Ambrosio dhe Adriana Lima.

“The Victoria’s Secret Fashion Show? pritet të shfaqet në televizionet ndërkombëtare në datën 5 dhjetor. /Blitz.al/

 

bella-hadid-instagram nintchdbpict000282300422 nintchdbpict000282300424

Komento
Shperndaje