Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Modelja e njohur martohet në fshehtësi me partnerin 17 vite më të ri

Modelja e njohur martohet në fshehtësi me partnerin 17 vite më të ri
July 12
19:42 2019

Heidi Klum dhe Tom Kaulitz janë martuar në fshehtësi të plotë, 5 muaj më parë.

Sikurse raportojnë mediat e huaja, modelja 46 vjeçare dhe 29 vjeçari  Kaulitz, kitarist i grupit  “Tokio Hotel”, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre që në shkurt të këtij viti.

Kjo është martesa e tretë për Klum, e cila më parë ka qenë e martuar me stilistin Ric Pipino dhe më pas me këngëtarin Seal .

Ndëtkohë Kaulitz, nga viti 2015-2018 ka qenë i martuar me Ria Sommerfield.

Klum dhe Kaulitz u panë për herë të parë së bashku në fillim të vitit 2018, por zyrtarisht si çift dolën në AmfAR Gala në maj 2018, dhe në dhjetor njoftuan fejesën e tyre.

Para se të propozonte, Kaulitz i kërkoi miratimin tek 4 fëmijët e saj  Leni, 15 vjeç; Henry, 14; Johan, 12; dhe Lou, 10 vjeç./Blitz.al/

 

View this post on Instagram

 

I SAID YES ❤️

A post shared by Heidi Klum (@heidiklum) on

Komento
Shperndaje