Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Modelja e njohur hedh poshtë dyshimet: ”Treshe me Donald Trump? Vetëm po të ishte Brad Pitt”

Modelja e njohur hedh poshtë dyshimet: ”Treshe me Donald Trump? Vetëm po të ishte Brad Pitt”
January 24
21:43 2018

Një avokat i Donald Trump ka paguar 130.000 dollarë për një aktore pornografie si pjesë e një marrëveshje konfidencialiteti në lidhje me një takim seksual me presidentin aktual të SHBA-së, që u zhvillua mbi dhjetë vjet më parë, sipas Wall Street Journal.

Michael Cohen, avokati kryesor për firmës Trump, dyshohet se negocioi pagesën për Stephanie Clifford në tetor 2016, një muaj para zgjedhjeve presidenciale.

Clifford, e njohur në industrinë e pornografisë si ‘Stormy Daniels’, besohet të ketë pranuar, se incidenti ndodhi gjatë një turneu të golfit në Kaliforni, në verën e vitit 2006,  kur Trump ishte martuar me gruan e tij Melania.

Clifford vazhdoi: “E gjitha që unë mund të them, është se kam përfunduar në dhomën e tij të hotelit. Imagjinoni atë vetën me mbathje, që vraponte pas meje”.

Por modelja Alana Evans  e cila u thirr në telefon nga mikesha e saj që ti bashkohet dyshes  tha për revistën People se menjëherë pas telefonatës mendja i kishte shkuar për një gjë jo të mirë.

“Ishte normale që kishte të bënte me seksin sepse përndryshe ajo nuk do të më kishtë ftuar fare. Për shoqen time Donald Trump nuk ishte tërheqës për këtë asrye besoj që më ka thirrur. Po të bëhej fjalë për Brad Pitt ose Mark Wahlberg une edhe mune të shkoja por me Donald Trump jo as nuk jam tunduar.”- ka shtuar Alana.

Gjithsesi shtëpia e bardhë dhe avokati Cohen kanë hedhur posht akuzat dhe nuk do ti përgjigjen asnjë pyetje në lidhje me këtë çështje. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje