Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Modelja e njohur bie “viktimë” e Photoshop-it

September 02
16:59 2016

...

 

Paçka se Ashley Graham mund të ketë nisur fushatën dhe të ketë themeluar komunitetin “#BeautyBeyondSize/#BukuriaPertejMases” ajo nuk mund t’u shpëtonte kritikave lidhur me fotot e fundit për revistën “Elle Canada”.

Ajo është shfaqur në kopertinën e “Elle” për Kanadanë me poza shumë seksi, me një veshje të zezë, e cila në disa pjesë të trupit ishte e tejdukshme. Këmbët ishin ato që kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Një muaj më parë, në internet u publikuan fotot jozyrtare të sesionit fotografik dhe duke i krahasuar me fotot e publikuara në revistë mund të themi me siguri se Ashley ka përdorur Photoshop.

Në fotot e publikuara më parë, këmbët e Ashley-t ishin plot celulit, kurse në “Elle Canada” këmbët e saj janë shumë seksi. Ku shkoi celuliti? Pikërisht kësaj pyetjeje i janë përgjigjur ndjekësit e modeles në Instagram, të cilët e kanë akuzuar për përdorim të “airbrush”, opsion i Photoshop-it.

Kësaj akuze, Ashley i është përgjigjur duke thënë se këmbët e saj janë thjesht tregues i një historie suksesi e fitoreje dhe se nuk do të lërë asnjë t’i diktojë se ç’duhet të bëjë me jetën e saj. /Blitz./

Komento
Shperndaje