Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“MMV” bashkëpunimi i Tunës me Getoarin do të ketë vazhdim? Reperi zbulon projektin e ri

“MMV” bashkëpunimi i Tunës me Getoarin do të ketë vazhdim? Reperi zbulon projektin e ri
September 25
17:48 2018

Vetëm para pak minutash Ghetto Geasy  ka postuar në llogarinë e tij në Instagram detaje nga projekti i ri, fansa e të cilit mezi kanë qenë duke e pritur.

Kjo sepse kënga e re e pjestarit të Babastars do të ketë emrin MMV, pra “Ma i madhi në vend” dhe do shënojë rikthimin e tij me një projekt solo. Kujtojmë që për herë të fundit solo ai ka realizuar këngën “Birthday” para 10 muajsh por gjithsesi ka qenë i pranishëm në treg me bashkëpunime të ndryshme, përmendim atë me Flor Mumajesin “Dashni me raki” dhe atë me Majk “Paris Milano”.

 

 

View this post on Instagram

 

MMV – Ghetto Geasy Me date: 28.09.2018 Ne ora: 19:00 @mojo.al

A post shared by GETOAR SELIMI (@ghettogeasy) on

Titulli MMV nuk është i ri në realizimet e artistit, të njejtin titull mban dhe kënga e tij me Tunën e para disa viteve por jo vetëm kaq, edhe disa projekte më te vjetra të tij, të albumit me të njejtin emër “Ma i madhi nven”. Sipas postimit të Ghettit kënga do të dalë për të gjithë në datën 28 shtator në orën 19:00. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje