Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Miss Shqipëria 2016” këtë vit ju mirëpret në qytetin e Lezhës

July 01
12:57 2016

...

“Miss Shqipëria 2016” këtë vit do të organizohet në qytetin historik të Lezhës  më 4 korrik. Një histori, një kala, një miss. Spektakli i bukurisë “Miss Shqipëria” ka mbërritur në edicionin e tij të 18-të. Pas një turi disajavor, ku bukuroshet pretendente për kurorën kanë prekur thuajse çdo destinacion ku “Miss Shqipëria” ka shtegtuar ndër vite, si Berati, Durrësi, Butrinti, Kruja, Pogradeci etj., mbërrin në pedonalen e Lezhës, në mbrëmjen finale të 4 korrikut, ku do të transmetohet drejtpërsëdrejti në platformën Digitalb, në kanalin T HD.

Gara e përvitshme do të organizohet në një skenë madhështore, të ndërtuar enkas për këtë mbrëmje dhe do të moderohet nga gazetari Enkel Demi. Gjatë mbrëmjes do të ketë personalitete,  një pjesëmarrje speciale nga këngëtarja Rozana Radi, si edhe të ftuar të tjerë, mes të cilëve Eneda Tarifa, Altin Goci, Devis Xherahu, Filloreta Raçi dhe këngëtarja nga Maqedonia, Kaliopi. “Miss Shqipëria”, që zhvillohet çdo vit në të njëjtën periudhë, është tashmë një traditë e krijuar që alternon bukuritë e natyrës, trashëgiminë kulturore, historinë e arkeologjinë dhe energjinë e vajzave plot ëndrra.

Komento
Shperndaje