Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Misioni i “Dua të të bëj të lumtur” finalizohet në Tv Klan. Zbuloni se çfarë bëri mbrëmjen e djeshme Blendi Fevziu

Misioni i “Dua të të bëj të lumtur” finalizohet në Tv Klan. Zbuloni se çfarë bëri mbrëmjen e djeshme Blendi Fevziu
September 14
14:55 2018

Në një nga puntatat e “Dua të të bëj të lumtur” sezonin e kaluar u trajtua historia e minatorit nga Bulqiza, Ramazanit. Surpriza që ju rezervua banorit të Bulqizës i cili i kishte dedikuar jetën e tij minierave, vend në të cilin ishte njohur edhe me bashkëshorten e tij  ishte prezenca e papritur e Blendi Fevziut.

Ramazani ishte ndjekës i rregullt i debateve që zhvilloheshin në “Opinion” ndaj edhe moderatori i njohur e ftoi Ramazanin që të ndiqte “live” një prej emisioneve të tij.

Fevziu zgjodhi pikërisht rikthimin e ish-kryeministrit Sali Berisha pas 6 vitesh mungese në “Opinion” si puntatën për të përmbushur premtimin që i bëri minatorit pak muaj më parë. Ramazani mbrëmjen e djeshme ka qenë i ulur në rradhët e publikut dhe ndoqi nga afër gjithë diskutimin politik që u bë në studio.

Pak më parë ai ka ndarë një foto në Instagram-in e tij në të cilin ka treguar jo vetëm që ka përmbushur premtimin por edhe i ka plotësuar dëshirën Ramazanit duke pozuar përkrah një nga figurave kryesore politike në Shqipëri.

“Në prill të këtij viti, Ramazani, minator prej 30 vitesh në minierën e Bulqizës, shprehu një dëshirë në emisionin “Dua të të bëj të lumtur” në Top Channel ku isha i ftuar edhe unë. Ai kërkoi që të ndiqte live në emisionin “Opinion” Sali Berishën. Dje ai pati mundësi ta takonte dhe të bente një foto me të. Dëshirë e realizuar.”,- shkruan Fevziu./Blitz.al/

Komento
Shperndaje