Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Miriam Cani “prezanton” Amelinë

April 10
12:28 2016

Ditën e sotme, Miriam Cani u ka bërë një dhuratë të bukur të gjithë ndjekësve të saj në Instagram, duke publikuar foton e vajzës së saj, Ameli. Fotoja është e shkrepur nga lart, duke mos lejuar që të dallohen shumë tipare të Amelisë, por kjo nuk përbën çudi, pasi Miriami dallohet për natyrën e saj  hermetike lidhur me jetën personale. Ajo që na mbetet është vetëm të shijojmë pamjen e bukur mëmë e bijë, ulur pranë njëra-tjetrës duke parë “Luleshtrydhe zemërëmbla”.

Ameli erdhi në jetë më 28 nëntor të vitit 2015, duke kurorëzuar kështu lidhjen prej 9 vitesh  të Miriamit dhe Albanit.

 

Etiketimet
Shperndaje