Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj së shpejti me projektin më të rëndësishëm të karrierës së tyre

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj së shpejti me projektin më të rëndësishëm të karrierës së tyre
November 24
22:21 2017

Miriam Cani ka publikuar vetëm pak ditë më parë këngën e saj më të re “Meteor”. Por e ftuar në “Top Show Magazine” ajo ka folur për një projekt të ri muzikor në bashkëpunim me partnerin e saj Alban Skënderaj.

“Di të them se është bashkëpunimi më i rëndësishëm dhe më i sinqertë i karrierës sonë, flasim në këngë për diçka të sinqertë dhe të pastër”- është shprehur Miriami.

E ngacmuar edhe nga gazetari Ervi Kurti ajo nuk ka mohur se në klip mund të shfaqet edhe vajza e tyre Ameli e cila në datën 28 nëntor mbush 2-vjeç. /Blitz.al/

Shperndaje