Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mirëmëngjes nga mediat e shkruara! Elvana dhe Flori “divorcohen”

Mirëmëngjes nga mediat e shkruara! Elvana dhe Flori “divorcohen”
November 19
12:24 2016

Mëngjesi i sotëm ka pasur fjalë kryesore Elvana Gjatën dhe Flori Mumajesin. Pa diskutim dy nga emrat më të lakuar të artistëve shqiptarë. Panorama flet për “divorc” artistik mes tyre, ndërsa “Bluetooth” e ka cilësuar shtatzëninë e këngëtares si blof për të pasur vëmendje.

gazeta

Dilema e gjithë javës ishte: A është apo jo Elvana Gjata shtatzënë? A do të bëhet apo jo Flori baba? Ditën e djeshme, Julka Gramo dhe Arjon Muça postuan një video për të treguar barkun e Elvanës jo shtatzënë. U qetësuam më në fund! Elvana nuk është shtatzënë. Meqë janë miq prej vitesh mund ta marrë sërish Julka përsipër të bëjë një video me Florin, edhe pse do të jetë pak e vështirë të bindemi se Flori ka shtuar pak në peshë kohët e fundit.

post

Dy artistët nuk e kanë pranuar kurrë të kenë qenë bashkë më shumë se artistikisht, por a i pengon kjo mediat të aludojnë? Absolutisht jo! Publiku dhe mediat i duan shumë bashkë dhe emrat e tyre janë të pazgjidhshëm prej vitesh. Lidhja e ngushtë e aq familjare në “Three Dots” i kalon kufijtë e bashkëpunimit dhe “Panorama” ka të drejtë kur flet për një “martesë” artistike që ka marrë fund, duke iu referuar fjalëve të Elvanës gjatë mbrëmjes në  “Altar”. Këngëtarja e ka quajtur Florin kompozitorin me të cilin ka bashkëpunuar prej vitesh duke folur në të shkuarën.

Ata që kanë ndjekur nga afër karrierën e tyre e dinë mirë që Flori nuk është thjesht kompozitori që ka bashkëpunuar, por emri i tij është në të gjitha sukseset e Elvanës. Gjithsesi, më mirë se ata të dy nuk e di askush nëse “martesa” artistike ka marrë fund apo në gjithë këtë kaos mediatik kishte diçka artistike në mes./Blitz.al/

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje