Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mirë Bekimin, por edhe Gjikon? Einxhel Shkira përgjigjet për të dashurit që “ia ka marrë” Elita Rudi

Mirë Bekimin, por edhe Gjikon? Einxhel Shkira përgjigjet për të dashurit që “ia ka marrë” Elita Rudi
December 06
11:47 2017

Me siguri e keni lexuar përpara disa vitesh në mediat rozë se shkak për ndarjen e prezantueses seksi Einxhel Shkira nga futbollisti Bekim Balaj u bë pikërisht Elita Rudi. Megjithatë asgjë nuk u vërtetua, as lidhja e Bekimit me Elitën dhe madje as lidhja e Einxhelit me Bekimin që supozohet të prishej nga ndërhyrja e një të trete (Elitës).

E ndonëse të gjithë e kemi kaluar këtë histori sepse Elita shfaqet lumturisht pranë reperit Gjiko prej disa kohësh ndërkohë që Einxhel vazhdon shijon jetën e saj ‘single’, një ndërhyrje nga një komentues sapo trazoi sërish gjërat.

Ka qenë dikush i cili ka pyetur në një aplikacion ku bëhen pyetje anonime, se si Einxheli ndihet që pas Bekimit, Elita i mori edhe Gjikon. Kjo e fundit duke i kthyer përgjigje ka thënë: “Nuk ndjej asgjë, …askush smë ka marrë askënd” – ka përfunduar ajo duke mos e përjashtuar faktin se dikur ka qenë e lidhur me Gjikon.

Tani si vajti kjo punë? Einxheli ka qenë e lidhur edhe me Gjikon dhe pastaj ky i fundit shkoi dhe u lidh me Elitën apo asgjë nga këto nuk është e vërtetë dhe thjesht një komentues anonim ka dashur të trazojë disi gjërat? /Blitz.al/

Shperndaje