Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Miranda Kerr tregon për periudhën e errët që ka kaluar pas ndarjes nga Orlando Bloom

Miranda Kerr tregon për periudhën e errët që ka kaluar pas ndarjes nga Orlando Bloom
November 02
11:38 2016

Miranda Kerr së fundi ka deklaruar se ka kaluar një depresion shumë të keq pasi u nda nga ish-bashkëshorti i saj, Orlando Bloom, në 2013-n. Në një intervistë për “Elle Canada”, 33-vjeçarja supermodele përshkroi të gjithë situatën. Ajo tha se si natyrë është mjaft pozitive dhe asnjëherë nuk e kishte provuar ndjesinë e tmerrshme të depresionit, sidomos kur bëhej fjalë për një ndarje.

“Mamaja gjithnjë më thërriste “vajzë qejflie” sepse më pëlqente vetëm të qeshja, madje edhe në gjumë. Kur u ndava nga Orlando ndryshova komplet. Rashë në depresion”, – ka thënë ajo.

Miranda Kerr dhe Orlando Bloom patën një martesë për rreth 3 vite dhe më pas të dy vendosën të ndaheshin.

“Joga dhe një mënyrë jetese e shëndetshme më ndihmuan që të merrja veten. Gjithashtu kam mësuar të them faleminderit për gjërat që kam dhe jo të mërzitem për ato që do të doja të kisha, por nuk mundem t’i kem të miat. Sigurisht, motivi im më i madh mbetet im bir”, – ka vazhduar Miranda. /Blitz.al/

miranda-kerr-orlando-bloom-at-instyle-golden-globes-2012

 

Komento
Shperndaje