Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Miranda Kerr: Orlando Bloom më dërgoi fotot e tij nudo para se të publikoheshin

Miranda Kerr: Orlando Bloom më dërgoi fotot e tij nudo para se të publikoheshin
August 31
13:23 2016

Orlando Bloom thuhet se ia ka dërguar fotot e tij nudo modeles Miranda Kerr përpara se ato të bëheshin publike. Bëhet fjalë për fotot e shkrepura në një plazh publik gjatë pushimeve në Itali me të dashurën e tij, Katy Perry, këtë verë.

Modelja ka thënë për një stacion radiofonik në Australi, “The Kyle And Jackie O show”, se ish-bashkëshorti i ka shkruar dhe i ka dërguar asaj fotot prej të cilave ajo nuk është impresionuar. Nuk ishte diçka që ajo nuk e kishte parë më herët, siç ka thënë.

“Ai më shkroi diçka të tillë: Jam shumë i turpëruar! Këto foto të miat do të dalin së shpejti, doja thjesht të të vija në dijeni. Dhe unë iu përgjigjja se çfarë ishte duke menduar”.

Orlando tërhoqi vëmendjen e të gjithëve pak javë më parë pas disa fotove të shkrepura në një plazh publik, ku ai shfaqej pa të brendshme. Aktori prej disa muajsh është në një lidhje me këngëtaren Katy Perry./Blitz.al/

Shperndaje