Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Miranda Kerr fejohet me themeluesin e Snapchat, Evan Spiegel

Miranda Kerr fejohet me themeluesin e Snapchat, Evan Spiegel
July 20
20:20 2016

Miranda Kerr është fejuar me themeluesin e Snapchat, Evan Spiegel. Ata kanë një vit që dalin bashkë dhe modelja ka pranuar propozimin për fejesë të 26-vjeçarit. Një zëdhënës i Snapchat ka thënë: “Ata janë jashtëzakonisht të lumtur”.
Më pas Miranda ka shpërndarë një foto në Instagram ku konfirmon propozimin dhe shkruan: “I thashë po!”

Miranda dhe Evan janë shfaqur në publik në qershor të vitit 2015 dhe një vit më vonë u fejuan. Modelja ka një djalë nga martesa e parë me Orlando Bloom. Ajo e ka prezantuar djalin me Evan 6 muaj pas lidhjes së tyre dhe ka thënë se ata kanë marrëdhënie shumë të mira me njëri-tjetrin.

miranda

Shperndaje