Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mira Kazhani flet për aksidentin: “Nuk ja uroj as armikut, djali është jashtë rrezikut për jetën”

Mira Kazhani flet për aksidentin: “Nuk ja uroj as armikut, djali është jashtë rrezikut për jetën”
May 14
21:39 2019

Para pak kohësh gazetarja Mira Kazhani u vu në qendër të vëmenjes së mediave, për shkak të një aksidenti ku u përfshi, si pasojë e të cilit një djalë mbeti lënduar rëndë.

Sot për herë të parë, ajo ka folur në lidhje me aksidentin dhe për gjendjen shëndetësore të djalit. E ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën”, ajo u pyet nga moderatorja pikërisht për këtë ngjarje dhe ndau me të gjithë lajmin e mirë se i aksidentuari ishte jashtë rrezikut për jetën.

E emocionuar Kazhani u shpreh: “Djali e ka kapërcyer momentin e krizës me jetën, sigurisht do i duhet kohë për rikuperimin e plotë. Nuk e kisha parashikuar që do më pyesje. Duhet të jemi gati për t’u përballur dhe me fatkeqësitë si e imja. Është një ngjarje e rëndë që s’do ia uroj as armikut. jam lutur shumë për shëndetin e atij djali, është shumë i ri, është shumë i vogël, nuk është si gjithë të tjerët as si unë, as si vajza jote. E kam përjetuar si gazetare, si vajze, është një gjë që ende më prek. Sulmet dhe spektakli i fotoshopeve i atyre që iu ka ngecur ora shumë mbrapa nuk më ka prekur se kisha një shqetësim të rëndësishëm, që ishte jeta e atij djali. Nuk ka rëndësi nëse ka apo jo faj. Ishte e premte kur e pashë djalin me drejtorin e spitalit, ishte tamam e premte. Kam nisur të besoj. “ /Blitz.al/

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje