Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Miqësinë e Aurelës dhe Endritit e ka zili edhe Stefano Gabbana! Shihni se çfarë u shkruan

Miqësinë e Aurelës dhe Endritit e ka zili edhe Stefano Gabbana! Shihni se çfarë u shkruan
August 28
09:30 2017

 

Ata janë dy nga emrat më të njohur në fushën e modelingut në Shqipëri, por që kanë arritur të jenë të suksesshëm edhe jashtë vendit. Aurela Hoxha dhe Endrit Mërtiri nuk janë thjesht dy bashkëpunëtorë, por prej vitesh dhe miq shumë të mirë.

I shohim shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe shumëkush e ka zili miqësinë e tyre. Stefano Gabbana mund të themi se është një ndër ata. Ditën e  djeshme, fotografi i njohur shqiptar ka postuar një foto krah Aurela Hoxhës ku shfaqen duke qeshur me njëri-tjetrin.

Për Endritin, Aurela është familje dhe duket se kjo marrëdhënie mes tyre ka tërhequr edhe vëmendjen e dizenjatorit të njohur italian. Ai ka komentuar një zemër në postim të cilën edhe dy personazhet shqiptarë ia kanë kthyer. Jo vetëm Stefano, por edhe ndjekësit gjithashtu e kanë vlerësuar gjithnjë marrëdhënien mes Aurelës dhe Endritit./Blitz.al/

Komento
Shperndaje