Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Miqësi të vërteta që trashëgohen edhe te fëmijët

May 16
13:56 2016

Për disa njerëz ka qenë e çuditshme fotoja që Gwyneth Paltrow ka postuar të shtunën në Instagram: një fotografi e Blue Ivy Carter dhe Apple Martin gjatë festës së ditëlindjes së 12-vjeçares. Kjo ndoshta edhe për shkak të diferencës së moshës prej 8 vitesh mes dy vogëlusheve. Por fakti që Blue Ivy ka marrë një ftesë për një “mbrëmje pizhamesh” me rastin e ditëlindjes së Apple nuk është për t’u çuditur, pasi prindërit e tyre kanë një miqësi të hershme. Miqësia Beyonce-Gwyneth është trashëguar edhe te fëmijët e duhet thënë se gratë dhe burrat ndajnë  pasione të njëjta me njëri-tjetrin.

Martin dhe Paltrow janë takuar me Knowles dhe Carter në vitin 2004 dhe menjëherë u përputhën. Shfletoni galerinë dhe shihni disa raste kur ata kanë dalë bashkë për t’ju dëshmuar se miqësia e tyre është e vjetër.

Shperndaje