Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Miq edhe pas debatit publik? Kozeta Kurti tregon: “S’kam ndërmend të prish marrëdhëniet me Kastron për festivalin!”

Miq edhe pas debatit publik? Kozeta Kurti tregon: “S’kam ndërmend të prish marrëdhëniet me Kastron për festivalin!”
December 16
19:13 2017

Menjëherë pas publikimit të listës së konkurrentëve në Festivalin e Fundvitit në RTSH, një status i ish-kryeministrit ku shprehej se kënga e Kastro Zizos ishte censuruar për shkak të përmbajtjes anti-qeveritare.

Pas kësaj erdhi edhe reagimi Kastro e Kozeta Kurtit, zëdhënëses së festivalit, të cilët u përfshinë në një debat publik.

E ftuar në emisionin Thumb të Aulonës dhe Fatmës, Kozeta ka treguar se si qëndron e vërteta e mos pranimit të këngës së Kastros.

“Kënga e Kastros nuk kishte pse të censurohej sepse nuk kishte probleme etniteti, komuniteti, nuk ishte fyes, nuk ishte racist”, – tregon Kurti. “Ka një dallim mes përjashtimit dhe mospranimit. Kënga e Kastros nuk mblodhi pikët e duhura nga të gjitha specifikimet që ka kënga. Kur votimi është 50 minus 1, nuk legjitimohet, kaq është e gjitha!”

Kur u pyet nëse janë akoma miq të dy, Kozeta përgjigjet: “Ah si nuk e kam telefonin me vete, të tregoj mesazhin e Kastros, i cili më shkruante: Atë punë kanë portalet! E rëndësishme është që ne të dy jemi okay”.

“Festivali do të mbarojë në 23 dhjetor e unë nuk kam ndërmend të rrezikoj marrëdhëniet e mia, që kam 20 vite që investohem. Kastro, I love you!”, – përfundon Kozeta.

Shperndaje