Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mimoza dhe Seldi marrin hapin e rëndësishëm në lidhjen e tyre. Zbuloni çfarë do të ndodhë sot!

Mimoza dhe Seldi marrin hapin e rëndësishëm në lidhjen e tyre. Zbuloni çfarë do të ndodhë sot!
October 20
15:43 2017

Seldi Qalliu dhe Mimoza Shkodra u përfolën gjatë për një marrëdhënie me njëri-tjetrin, duke marrë shkas nga disa foto të shkrepura në bregdet të publikuara nga Blitz.al, ku dy këngëtarët  shfaqeshin në krahët e njëri-tjetrit.

Mesa duket lidhja e tyre ka marrë një tjetër hap. Pak ditë pasi konfirmuan lidhjen, çifti i njohur ka vendosur që të fejohet. Këtë gjë e ka treguar menaxheri i Seldit, Avni Selimi për “Express”.

“Mimoza e Seldi do të fejohen sonte. Fejesa do të bëhet në Zvicër me një festë private me rrethin e ngushtë familjar”, tha Selimi.  Epo duket se ky qenka viti i martesave e fejesave në showbiz./Blitz.al/

Shperndaje