Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Miliarderi italian, pas fitores së Trump: Kjo dëshmon se gazetarët dhe opinionistët kuptojnë një m**!

Miliarderi italian, pas fitores së Trump: Kjo dëshmon se gazetarët dhe opinionistët kuptojnë një m**!
November 09
19:18 2016

“Go, Donald, go!” – kështu e nis shkrimin e tij në Instagram miliarderi italian Flavio Briatore, i cili, i lumtur për fitoren e mikut të tij Trump në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u është drejtuar të gjithëve atyre që nuk besonin te fitorja e republikanit.

“Kjo është dëshmia që gazetarët, njerëzit e sondazheve dhe opinionistët kuptojnë një m**!” – shprehet italiani.

Briatore dhe Trump janë miq në jetën private si dhe bashkëpunëtorë të shumë bizneseve prej shumë vitesh, kjo shpjegon arsyen se pse italiani nuk ka ndalur kurrë së besuari se miku i tij do të triumfojë.

“Donald preku tema të nxehta, si mësymja e meksikanëve apo terrorizmi, e për këtë votuesit gjetën veten tek ai. Amerika nuk është New York-u! Kur shkon në New Mexico apo në Ohio shumë pak janë ata që kanë pasaportë dhe atyre nuk u intereson aspak Europa apo Azia, por vetëm të ndihen të sigurt në vendin e tyre”, – shprehet Briatore për “Corriere della Sera”.

Mesa duket, parashikimet e zgjedhjeve në SHBA, pjesa më e madhe e të cilave shihnin Hillary Clinton si fituese, e kanë revoltuar jo pak biznesmenin, i cili nuk përmbahet aspak pas rezultatit përfundimtar. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje