Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Miley është thjesht një e kaluar e atij nuk ja ndjen më! Liam Hemsworth puth me pasion të dashurën e re në publik

Miley është thjesht një e kaluar e atij nuk ja ndjen më! Liam Hemsworth puth me pasion të dashurën e re në publik
October 12
11:56 2019

Pas rreth një dekade që njiheshin dhe dilnin bashkë, Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth i dhanë fund lidhjes së tyre.

Të gjithë filluan të komentonin Mileyn e cila u shfaq duke u puthur në një jaht me mikeshën e saj të ngushtë ndërkohë që “faji” për ndarjen herë i kalonte Mileyt dhe herë Liamit.

Por ndërkohë që këngëtarja vazhdoi jetën e saj dhe pati një lidhje të shkurtër me Kaitlyn Carter e tani me Cody Simpson, edhe Liam nuk ka mbetur pas.

Aktori 29-vjeçar gjithashtu është duke shijuar lidhjen e tij të re romantike dhe pasionante me Maddison Brown pa u fshehur aspak nga mediat dhe paparacët.

Ata janë fotografuar duke u puthur dhe përqafuar të enjten në mbrëmje në rrugët e New York-ut. Çifti ka qenë duke pirë një gotë dhe janë shfaqur shumë të dashuruar duke u puthur plot pasion. Duket se Liam e ka lënë në të shkuar lidhjen me Mileyn dhe aq sa shihet nga fotot është duke jetuar i lumtur dashurinë e re./Blitz.al/

Komento
Shperndaje