Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Miley Cyrus, tatuazh ushqimin e preferuar të Liam Hemsworth

Miley Cyrus, tatuazh ushqimin e preferuar të Liam Hemsworth
July 11
16:59 2016

Jemi mësuar që tatuazh të bëjmë një shprehje, një figurë apo një simbol që për ne ka një kuptim të caktuar, gjë që nuk vlen për Miley Cyrus.

Këngëtarja ka postuar në Instagram një foto ku tregon tatuazhin e saj më të ri: një kavanoz me “Vegemite”, ushqim i preferuar nga australianët. Këtu nuk ka asgjë për t’u çuditur, por partneri i saj, Liam Hemsworth, ka thënë në pothuajse çdo intervistë se “Vegemite”-t janë ushqimi i tij i preferuar. Dhe duke parë se të dy janë tepër të dashuruar dhe të lumtur në krahët e njëri-tjetrit, ky tatuazh nuk mund të jetë gjë tjetër veçse një dedikim për Liam-in.

Nuk e dimë, por kemi përshtypjen se Liam duhet të jetë i kënaqur nga e dashura e tij.

@mileycyrus don’t play when it comes to #vegemite 🍴 #halfneedle

A photo posted by Doctor Woo Tattoo (@_dr_woo_) on

Komento
Shperndaje