Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Miley Cyrus shtatëzënë? Këngëtarja zgjedh mënyrën më origjinale për të dhënë përgjigje

Miley Cyrus shtatëzënë? Këngëtarja zgjedh mënyrën më origjinale për të dhënë përgjigje
January 17
10:40 2019

Çifti i njohur u martua në një ceremoni krejt private me 23 dhjetor të 2018-tës. U fol Këngëtarja dhe aktorja e njohur Miley Cyrus dhe aktori Hollywood-ian Liam Hemsworth duket se do të bëhen prindër për herë të parë. Të paktën kështu shpreheshin burimet për “Ok!Austalia.

Revista prestigjoze shkruante se ata janë shumë të lumtur për këtë fakt, kanë zbuluar edhe gjininë e fëmijës dhe bëhet fjalë për një vajzë.

“Miley është e gëzuar dhe lumtur që do të sjellë në jetë fëmijën e Liam. Ata kishin shprehur dëshirën për një vajzë dhe ajo është bërë relaitet. Aktori e ka përhapur lajmin tek prindërit vëllezërit dhe miqtë e tij e poashtu edhe Miley ka njoftuar familjen e saj dhe të gjithë ishin emocionuar.- është shprehur burimi.

Por këngëtarja ka hedhur poshtë këto lajme dhe në një postim në Twitter plot me ironi , dhe duke paralelizuar situatën me vezën më të klikuar në Instagram ajo shkruan:

“Nuk jam duke pritur një vezë. Por është vezë-mrekullueshme të shikosh që të gjithë janë të lumtur për ne. Edhe ne jëmi të lumtur për veten gjithasht. (Vezë) ekzaltuar për këtë kapitull tjetër në jetën tonë. Tani të gjithë mund të më lini të gjithë dhe shkoni të skuqni një vezë”

Komento
Shperndaje