Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Miley Cyrus përsëri krah Liam Hemsworth

Miley Cyrus përsëri krah Liam Hemsworth
August 27
14:58 2016

Pasi u fotografua nga paparazz-ët para një jave pa unazën e saj të fejesës, Miley Cyrus la përshtypjen e një ndarjeje me Liam Hemsworth.

Ditën e djeshme, këngëtarja e “Wrecking Ball” është fotografuar  në krah të të fejuarit dhe me unazën e saj të fejesës në Los Angeles.

Fotoja është shkrepur kur çifti ka dalë nga restoranti ku po drekonin dhe po i drejtoheshin parkingut për t’u larguar.

Pak kohë më parë, burime pranë çifit deklaruan se Miley dhe Liam nuk ishin në ditën e tyre më të mirë dhe po vendosnin marrëdhënien e tyre në pikëpyetje. Madje, sipas tyre, ata shtynë dasmën nga stina e verës për në vjeshtë. Si dhe anuluan një muaj mjalti në Bora Bora.

Me këtë foto, Cyrus dhe Hemsworth treguan se marrëdhënia e tyre është rikuperuar dhe ndoshta mund të kemi një dasmë në Hollywood, së shpejti. /Blitz.al/

 

Shperndaje