Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth publikojnë fotot nga ceremonia sekrete e dasmës

Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth publikojnë fotot nga ceremonia sekrete e dasmës
February 15
11:21 2019

Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth u martuan në nje ceremoni super sekrete, fundjavën para Krishtlindjeve që hodhëm pas, më saktë në 23 dhjetor. Nga martesa e tyre, ku ishin prezentë vetëm familjarët dhe miqtë shumë të afërt të çiftit dihej shumë pak, të paktën deri tani kur kanë dalë dhe fotot e para.

Vetë Miley i ka postuar shumicën e tyre në Twitter, për të uruar Liam për Shën Valentin por edhe për të treguar sa e lumtur dukej pranë familjes në këtë ditë të rëndësishme. Ja ku është një foto e saj me prindërit në ceremoni:

Këtu është Miley me babain e saj Billy Ray Cyrus, dhe flokët e tij magjikë:

Miley ku tregon fustanin e saj të bardhë:

Në këto dy foto mund të shihni se me sa qejf e kishte këngëtarja prerjen e tortës:

Ja dhe një foto e çiftit duke u përqafuar:

“Partner i Shën Valentinit tim të çdo dite”- thotë Miley për këtë foto:

Ndërkohë këtu e falenderon bashkëshortin e saj që gjithmonë nuk përton të përkulet për ta përqafuar dhe gjithashtu i thotë se do ta dojë përjetë:

/Blitz.al/

Share