Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Miley Cyrus dhe Liam drejt altarit?

July 04
11:23 2016

Miley Cyrus dhe i dashuri i saj i zemrës, Liam Hemsworth, duket se janë fejuar pa vëmendjen e kamerave dhe ndjekësve të tyre e sërish nuk u kanë shpëtuar dot detajeve që janë zbuluar pa dashur. Teksa çifti ka qenë duke hyrë në një shtëpi në Kaliforni së bashku me miqtë e tyre, një lëvizje instinktive e dorës së Miley-t ka zbuluar unazën e saj të fejesës.

Sipas “DailyMail”, unaza që ka vendosur Miley në gisht nuk është e re, pasi ajo e ka mbajtur edhe përpara ndarjes me Liam por tanimë që ata janë ribashkuar dhe po shijojnë lidhjen e tyre sërish, duket se këngëtarja ka vendosur ta rivendosë edhe unazën.

Sido që të jetë, Miley dhe Liam, edhe pse shpesh janë ndarë e janë ribashkuar, duket se janë një ndër çiftet më simpatike të showbizz-it. Sjellja e të dyve karshi njëri-tjetrit duket aq e afërt saqë edhe një dasmë mund të jetë në horizont.

Shperndaje